Vendosni fjalën kyçe....

Udhëzimet për të hequr termin “Krishtlindje”, Papa e krahason BE-në me nazistët


Papa Françesku ka denoncuar përpjekjen e BE-së për të zëvendësuar termin “periudhë e Krishtlindjeve” me “periudhë festash” duke thënë se kjo ishte një lëvizje që mund ta kishte bërë vetëm një regjim shtypës.

Komisioni Evropian mori shumë reagime javën e kaluar kur njoftoi planet për ndryshimin e disa termave, mes të cilave edhe festën e ‘Krishtlindjeve’.

Papa Françesku citohet t’u ketë thënë gazetarëve: “Në histori, shumë, shumë diktatura janë përpjekur ta bëjnë këtë.”

“Mendoni për Napoleonin: Prej andej… mendoni për diktaturën naziste, atë komuniste… është moda e sekularizmit të zbehur… Por kjo është diçka që, gjatë gjithë kohës, nuk ka funksionuar.”– u shpreh Papa, citon RT.

Papa shtoi se BE-ja duhet “të jetë e kujdesshme që të mos marrë rrugën e kolonizimit ideologjik”, pasi përndryshe ajo do të shkaktojë vetëm ndarje midis anëtarëve të saj, duke çuar në rënien e të gjithë bllokut.

“Bashkimi Evropian duhet të respektojë çdo vend siç është i strukturuar brenda, shumëllojshmërisë së vendeve, dhe të mos dëshirojë t’i bëjë ato uniforme.”– tha ai.

Rezoluta për të ndryshuar gjuhën u shfaq në një udhëzues mbi “komunikimet gjithëpërfshirëse” që këshillonte burokratët e BE-së se si t’i bënin mesazhet e tyre më të përshtatshme për grupet e pakicave. “Krishtlindja” u konsiderua e papërshtatshme sepse adhuruesit e feve të tjera përveç krishterimit mund ta mos e pëlqenin atë.