Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen me armë zjarri drejtori i Ujësjellësit Shkodër dhe i biri


Janë plagosur me armë zjarri drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës dhe djali i tij.

Ngjarja ka ndodhur sipas policisë pas një konflikti të çastit ndërsa autori i dyshuar është kapur menjëherë pas ngjarjes.

Plagosja ka ndodhur në lagjen Mark Lula, ku një person me iniciale M.P., ka qëlluar me armë para banesës së tij drejtorin e Ujësjellësit, Mark Molla dhe djalin e tij, K.M.

Në pranga ka rënë 43-vjeçari i cili akuzohet për plagosjen ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi

Plagosi me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij, kapet dhe prangoset në kohë rekord autori, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë.

Rreth orës 16:00, në lagjen ‘Mark Lula’, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *