Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni në Siberi, 18 personat në bord shpëtojnë mrekullisht (Video)


 

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Rusi që u vunë në kërkim të një avioni që u zhduk nga radari gjatë rrugës për në qytetin siberian Tomsk, pohuan se të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi në bord mbijetuan kur aeroplani u përplas në tokë.

Zyrtarët vendosën një paralajmërim emergjence kur avioni i lehtë AN-28 humbi kontaktet të premten. Pas një kërkimi të vendndodhjes së fundit të njohur, autoritetet njoftuan se të 18 ersonat i kishin mbijetuar përplasjes.

Pamjet e videot nga skena zbuluan se avioni, një avion turboprop i epokës Sovjetike, kishte zbritur i paprekur, por me kokë poshtë , fatmirësisht pa shpërthyer në flakë.