Vendosni fjalën kyçe....

Messi dhe Mbappe udhëheqin PSG në fitoren ndaj Club Brugge, Leipzig fiton ndaj Man.City


PSG ka fituar me rezultatin 4-1 në sfidën e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Dy golat e shënuar nga Mbappe dhe dy gola të Messit i dhanë fitoren parizienëve të cilët kalojnë më tej duke u renditur të dytët në Grupin A.

Në sfidën tjetër të këtij grupi Man.City humbi ndaj Leipzig në Gjermani me rezultatin 2-1 por që nuk rrezikoi renditjen në grup pasi e përfunduan këtë fazë në vendin e parë me 1 pikë më shumë se PSG.