Vendosni fjalën kyçe....

“Ti je heretik” – prifti ortodoks i bërtet Papa Françeskut gjatë vizitës së tij në Athinë (VIDEO)


Gjatë vizitës së tij në Greqi, Papa Françesku u sulmua nga një prift i moshuar ortodoks grek kur ai sapo kishte mbërritur për një takim me kreun e Kishës Ortodokse të vendit.

Ky incident erdhi si një dëshmi e mosbesimit të vazhdueshëm midis disa ortodoksëve dhe katolikëve 1200 vjet pasi krishterimi u nda në gjysmë.

“Papë, ti je heretik!”- bërtiti prifti tri herë kur Papa Françesku mbërriti në rezidencën e kryepeshkopit Ieronymos në kryeqytetin grek të Athinës. Prifti protestues u rrëzua në tokë dhe policia e largoi atë.

 

Sipas AP, incidenti pasoi protesta të vogla kundër Papës në ndalesën e tij të mëparshme, ishullin e Qipros, i cili gjithashtu është kryesisht i krishterë ortodoks.

Por brenda rezidencës së Ieronymos, dy udhëheqësit e krishterë nuk mund të kishin qenë më miqësorë se kaq me njëri-tjetrin dhe të sinkronizuar në thirrjen e tyre të përbashkët për të krishterët që të punonin së bashku për të mbrojtur mjedisin dhe për t’u kujdesur për migrantët.