Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri çek zbulon atentatin: Donin të më vrisnin për shkak të masave të ashpra kundër pandemisë


Kryeministri në largim i Republikës Çeke ka thënë se një burrë i armatosur i cili ishte kundër kufizimeve të Covid-19 tentoi ta vriste, por u kap nga forcat e sigurisë në zyrën e qeverisë.

Në një video të postuar në faqen e tij në Facebook të enjten, Andrej Babis tha se policia kishte penguar një atentat ndaj tij.

“Dje në godinën e qeverisë erdhi një kundërshtar i kufizimeve të pandemisë dhe donte të më sulmonte, pasi mbante një kamë dhe një pistoletë. Policia e ndaloi në hyrje të saj”, tha ai.

Kryeministri më pas ngriti një foto që tregonte sendet e supozuara të njeriut për të cilin ai pretendonte se kishte mbërritur në ndërtesën e qeverisë me qëllimin për ta vrarë.

Kryeministri në detyrë tha se autori idyshuar nuk ishte i vetmi person që e kërcënonte dhe më pas tregoi historinë e atentatit, por pyeti pse njerëzit nuk ishin në gjendje të përballonin faktet. Babis tha se autoritetet po bënin gjithçka që mundeshin për të shpëtuar jetë.

“Ne të gjithë e bëjmë këtë për njerëzit. Apo nuk besoni se ky virus vret njerëzit? Nuk besoni se vaksina mbron?” ai pyeti.

Një zëdhënës i policisë tha se ka nisur një hetim.

“Shërbimi i sigurisë arrestoi një burrë me disa armë. Deri më tani, nuk kam asnjë informacion të mëtejshëm nëse ishte një armë lodër apo e vërtetë”, vuri në dukje zëdhënësi.

Babis do të largohet së shpejti nga detyra, pasi presidenti Milos Zeman ka emëruar Petr Fiala si kryeministër të Republikës Çeke të dielën pas zgjedhjeve të tetorit. Babis ka shërbyer si kryeministër që nga viti 2017.