Vendosni fjalën kyçe....

“Më futi duart, s’më zuri gjumi gjithë natën” – Gazetarja sportive italiane padit tifozin (Video)


Një gazetare femër e futbollit ka shprehur tronditjen dhe neverinë e saj teksa policia po heton një incident në të cilin ajo u godit me shuplakë në vithe në fund të një transmetimi dhe dyshohet se u përqafua nga tifozët ndërsa raportonte pas një ndeshjeje në Serinë A.

Greta Beccaglia po fliste për tifozët e Fiorentinës pasi dy gola të vonë nga Empoli i dhanë fitoren këtij të fundit.

Gazetarja e Toscana TV ka pohuar se ajo është prekur në ‘pjesët e saj private’ ndërsa shtoi se kishte qëndruar pa gjumë gjithë natën nga incidenti.

Një tifoz u kap në transmetim duke iu afruar Beccaglias dhe duke e goditur atë në pjesën e pasme e më pas ajo reagoi duke thënë: “Më falni, ju nuk mund ta bëni këtë, më vjen keq.”

Menjëherë pas kësaj, një tjetër tifoz iu afruar Beccaglias dhe bëri një veprim fyes drejt kamerës me dorën e tij.

Mediat italiane raportojnë se policia ka identifikuar personin në fjalë dhe është në pritje të një ankese zyrtare nga Beçaglia përpara se të vazhdojë më tej.