Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet ngushtica e Bosforit, erërat e forta nuk ndalen në Stamboll


Stambolli është përfshirë edhe ditën e sotme nga erëra me shpejtësi të mëdha  duke shkaktuar mbylljen e ngushticës së Bosforit për trafikun e barkave.

Katër njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur dje në Stamboll, prej erërave që shkulën çati shtëpish dhe rrëzuan pemë në qytet. Një anije u përmbys në portin e Stambollit.

Në qytetin e Çatalca kulla e orës u rrëzua prej stuhisë ndërsa disa avionë nuk arritën të uleshin në aeroportet e Stambollit dhe të Sabiha Gökçen.

Barka peshkimi ishin përmbysur në Pendik ndërsa një punëtor i portit të Zonguldak në Detin e Zi, humbi jetën nga objektet e rrëzuara prej erës.