Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tiranë


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një person ka qëlluar në ajër me një pistoletë manovër e më pas është larguar me shpejtësi.

Të shtënat janë dëgjuar te ish-Fusha e Aviacionit në kryeqytet.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një gëzhojë ndërsa ka nisur punën për kapjen e autorit.

Njoftimi

“Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 21:35, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.”