Vendosni fjalën kyçe....

Valencia i ngre statujë në stadium tifozit të saj më të veçantë


Vicente Navarro Aparicio  tifozi spanjoll i Valencias i ka dedikuar gjithë jetën skuadrës së zemrës, duke rinovuar abonimin e tij në tribunën qendrore, radha 15, vendi 164, pavarësisht sëmundjes që nga vitet 50 e bëri të verbër.

Gjithnjë prezent edhe pse nuk mund ta shihte ndeshjen, për dashurinë për skuadrën dhe ndjesitë që Mestalla arrinte ti jepte.

Tani Valencia ka dashur ta kujtojë me një gjest shumë të bukur, tifozin special Vicente, që u ndan nga jeta dy vjet më parë, duke krijuar në vitin e 100 vjetorit të klubit, një statujë në nder të tij, që do ta mbajë gjithnjë vendin 164 në radhën 15 në Mestalla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *