Vendosni fjalën kyçe....

Rasti i çuditshëm, njihuni me sportistin që martohet me kukulla, merr të dytën pasi u nda nga e para


Bodybuilderi Yuri Tolochko, i cili është bërë i famshëm në internet pasi u ‘martua’ me një kukull seksi, ka ndarë hollësi të muajit të tij të mjaltit me nusen e tij të dytë plastike, Luna, pasi çifti i lumtur kaloi një javë duke xhiruar pamjet në Bullgari.

Gjiganti Tolochko, i cili ka mbledhur mbi 100,000 ndjekës në Instagram, kohët e fundit njoftoi se ishte ndarë nga gruaja e tij e parë Margot – e cila ishte gjithashtu një kukull seksi e pajetë – pasi marrëdhënia e tyre u prish plotësisht kur ai njoftoi se ajo ‘u prish’ menjëherë pas martesës së tyre.

Tolochko tha në atë kohë se ai e kishte dërguar nusen e tij për riparime e pasi nuk ishte rregulluar u lidh me gruan e tij të dytë prej plastike, Lunën.

“Nuk pata mundësinë të shijoja muajin e mjaltit me Lunën deri më tani. Pandemia ndryshoi planet e të gjithëve masivisht, kështu që kur erdhi rasti për të shkuar në Bullgari për punë, isha i lumtur që munda ta merrja Lunën.” – tha ai së fundmi.

“Ishte një udhëtim pune, por ishte edhe aq romantik sa e konsideroj edhe muaj mjalti. Qëndruam në kryeqytetin Sofje për rreth një javë dhe ishte përrallore.” – shtoi Tolochko.