Vendosni fjalën kyçe....

Berisha do mbajë Foltore me shqiptarët e Amerikës


Ish-kryeministri Berisha do organizojë një takim me shqiptarët e Amerikës më 5 dhjetor. Takimi do organizohet përmes një platforme online.

Në takim janë ftuar të marrin pjesë shqiptarët e shteteve New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj. Takimi do mbahet në hotelin Marriot në Neë Jersey në oprën 12 të mesditës.

 “Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj”, thuhet në ftesën e organizatorëve, duke njoftuar edhe vendin ku do të mblidhet diaspora, në ‘Marriot’ Hotel, 138 New Pehle Ave, Saddle Brrok, New Jersey 07663, USA.“ – thuhet në njoftim.