Vendosni fjalën kyçe....

Degët 7 e 9 të PD-së në Tiranë konfirmojnë emrat e delegatëve për Kuvendin e thirrur nga Berisha


Një ditë pasi një tjetër degë e PD-së në Tiranë konfirmoi votat pro thirrje së Kuvendit më 11 dhjetor, sot këtë gjë kanë pasuar degët e PD-së në Degët 7 e 9 të kryqytetit.

Sipas Sekretarit të Degës 7, nga 86 delegatë, 46 kanë fitmosur për t’iu bashkuar Kuvendit më 11 dhjetor, datë e thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Po kështu, Dega 9 ka pohuar emrat që kanë firmosur formularët për të qenë pjesë e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor ku nga 34 delegatë, kanë firmosur 25 prej tyre.