Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Thumanë një ditë para 2-vjetorit të tragjedisë: Për Vitin e Ri qytetarët të bëjnë gëzuar në shtëpi


Një ditë përpara dy vjetorit të tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019, kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Thumanën.

Ndërsa po ndiqte punimet e fundit nga afër dhe kërkoi që gjitha të jetë gati për banorët që të futen brenda në shtëpitë e reja për Vitin e Ri.

“Këto për Vitin e Ri duhet të jenë të mbaruara. Për Vitin e Ri të bëjnë të gjithë gëzuar në shtëpi”– u tha Rama atyre që po kryenin punimet.

Më pas në një fjalim përpara të gjithë të pranishmëve, Rama tha: “Në virgjiljen e afërt të një përvjetori dramatik të tërmetit të dy viteve më parë, dëshiroja të isha këtu me zv.kryeministrin dhe ministrin e Rindërtimit por edhe me Bacën Behgjet por edhe me të gjithë ju, për të falenderuar të gjithë ata që bënë të mundur këtë Rilindje shembullore të kësaj zone që ishte edhe zemra e fatkeqësisë dhe më vjen mirë që ndërkohë filloi shiu, që uroj të paralajmërojë bereqet për të gjitha këto familje të lënduara.”

Kryeministri tha se pas dy tre ditësh do të fillojë shpërndarja e apartamenteve para të rindërtuara në Thumanë.

“Në dy tre ditët në vijim njerëzit do fillojë të hyjnë në apartamente dhe më pas në shtëpitë individuale me ambicien që në prag të krishtlindjeve të kthehemi për një festë të madhe dhe të ndezim edhe pemën e ullirit dhe begatisë që do të vendoset mu në majë, që do kthehet në një simbol të kësaj lagjeje.

Janë 433 familje që rikthehen në kushte fantastike, këto pallate i takojnë standartit të lartë të atyre pallate që blihen më të kamurit në Tiranë, janë falas që do të thotë nuk kanë asnjë barrë të asnjë lloj detyrimi financiar, por ta mirëmbajnë këtë mjedis kaq të bukur, të kujdesen dhe ndërkohë bashkia e Krujës do të vazhdojë me ne edhe një punë me disa detaje më të vogla për t’i dhënë hapësira fëmijëve, që materializohet në 1 qershorin e ardhshëm, ditën e fëmijëve.”- tha Rama.