Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fushë-Krujë, “Benz”-i përplas një person me biçikletë


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë – Thumanë. Mësohet se një automjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi me inicialet A.N, ka përplasur një person i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë. Ky i fundit i identifikuar me inicialet D. B. ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 12.10.2021, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. N., ka përplasur shtetasin D. B., i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Shtetasi D. B. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e Policisë.