Presidenti Meta ka theksuar gjatë takimit me kreun e Kuvendit të Kosovës, Konjufca, se vendet e rajonit duhet të vijojnë Procesin e Berlinit, të cilën e cilësoi si nismë gjithëpërfshirëse, efikase e që ka thënë rezultate konkrete, përkundrejt nismës Ballkani i Hapur.
Kreu i shtetit ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë e gjatë takimit me Konjufcën theksoi se Kosova duhet të gjejë një konsensus politik të brendshëm e një platformë gjithëpërfshirëse për vijimin e bisedimeve me Serbinë.
Si Meta ashtu edhe Konjufca u shprehën gjatë takimit se Ballkani i Hapur është një projekt përçarës e përjashtues.