Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet me 77 vota buxheti i vitit 2022


Projektbuxheti i vitit 2022 sapo u miratua në Kuvend me shumicën e votave 77 pro dhe 46 kundër.

Propozimet e të vetmit “zë opozitar” brenda qeverisë, deputetit Erion Braçe për paketën fiskale nuk gjetën mbështetje as nga vetë socialistët sot në Kuvend.

Amendamentet e tij morën vetëm 10 vota pro.

“Kanë votuar pro 10 deputetë, kundër 84, abstenim 5. Është amendamenti i deputetit Erion Braçe. Pra kanë votuar pro 10 deputetë, kundër 84 dhe abstenim 5.”- tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

E maxhoranca ka pranuar vetëm amendimin e deputetit tjetër Taulant Ballës për shtimin e fondit prej 60 milionë lekësh për KPA-në.

Po ashtu janë rrëzuar edhe propozimet e tjera të bëra nga opozita, amendamentet e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe deputetëve të kësaj force politike Erisa Xhixho e Petrit Vasili nga LSI. Po ashtu edhe propozimet që erdhën nga deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Alfred Rushaj.

Ky buxhet ka pasur kundërshti të mëdha, veçanërisht nga fermerët të cilët kanë dalë vazhdimisht në protesta, edhe sot përpara Kuvendit.