Vendosni fjalën kyçe....

Sllovakia shqyrton vendosjen e karantinës së plotë trejavore


Qeveria e Sllovakisë po shqyrton një bllokim të plotë për të frenuar rritjen e infeksioneve të reja nga Covid-19, të ngjashme me atë të prezantuar në Austrinë fqinje, tha të hënën zyra e kryeministrit Eduard Heger.

Heger tha se zyra e tij po shqyrton ‘intensivisht’ një bllokim tre-javor, i cili është propozuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ai shtoi se opinioni i ekspertëve do të jetë kyç për marrjen e një vendimi në ditët në vijim.

Më herët të hënën, Heger tha se ishte gjithashtu në favor të vaksinimit të detyrueshëm për njerëzit mbi 50 vjeç, por tha se do të ndiqte gjithashtu udhëzimet e ekspertëve.

“Jam i bindur sot se nuk ka rrugë tjetër përveç vaksinave nëse nuk duam të kemi valë të përsëritura dhe bllokime,” tha ai.

“Kjo gllabëron ekonominë, shëndetin e jetën e njerëzve. Nëse nuk duam ta përjetojmë këtë agoni me vite, duhet të mbrohemi me anë të vaksinave.” – shtoi ai.

Sllovakia ka ndaluar tashmë personat e pavaksinuar nga baret dhe restorantet.

Rreth 45% e popullsisë së Sllovakisë janë të vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Evropë.