Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vetingu u ka vënë fshesën gjyqtarëve e prokurorëve sipas krahinave e besimit fetar


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se reforma në drejtësi është një dështim dhe se e ka vënë drejtësinë nën urdhrat e qeverisë.

Gjatë takimit me Lidhjen e Grave Demokrate në Tiranë, ai theksoi se vetingu është bërë me përzgjedhje duke vënë fshesën sipas krahinave e besimit fetar.

“Ata që flasin për suksesin e reformës në drejtësi mashtrojnë. Ajo ishte një pseudoreformë që shkatërroi gjithçka. Tre vite qytetarë e artistë të Tiranës mbrojtën teatrin, të cilin e shembën me një ligj që mban emrin e oligarkut ligjFusha. Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë ligjin. Po çfarë bënë Narcos në krye të qeverisë për të treguar se reforma e drejtësisë nuk kishte qëllim tjetër veç vënies së drejtësisë nën narkoshtetin. Si ka mundësi që vihet fshesa sipas krahinave e besimit fetar në sistemin e drejtësisë. Sipas sondazheve, vetëm 6% e shqiptarëve besojnë te reforma në drejtësi.” – tha Berisha.