Vendosni fjalën kyçe....

Rama brenda mandatit të tretë do rritim rrogat në shëndetësi me 40%, vitin e ardhshëm rriten me 6%


Kryeministri Edi Rama në prezantimin e buxhetin 2022 për shëndetësinë ka premtuar rritjen me 40% të pagave për mjekët dhe infermierët brenda mandatit të tretë.

Ndërsa për vitin e ardhshëm është projektuar rritja me 6% e pagave.

“Qysh prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63 për qind. Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojnë të rriten çdo vit me synimit për të kapur +40 për qind brenda këtij mandati të tretë dhe +6 për qind vitin e ardhshëm. Ndërkohë që aspirojmë për më tepër si në të gjithë fushat e tjera, nuk lë vend për vetëkënaqësi se ka boshllëqe për të mbushur. Kjo që kemi bërë është shumë inkurajuese, e tha edhe Ogerta, ne detyrën bëjmë. E dëgjojmë dhe këtë shpesh për punët e mira, që kur nuk ke çfarë thua, ka disa që gjejnë fjalinë ‘hë se detyrën bëtë’. Ne për detyrën jemi zgjedhur. Qeveritë për detyrën zgjidhen.”-tha Rama.

Ndërsa për sa i përket infranstrukturës në shëndetësi Rama tha se projekte janë në proces si dhe do bëhen të tjera investime në spitale në rrethe.

Ai e cilësoi spitalin Memorial në Fier hapin e parë për autonominë spitalore.

“Sot ne jemi në kushtet kur po rindërtojmë dhe zgjerojmë plus me një sistem pajisjes së kohëve të fundi në spitalin infektiv, në spitalin e ri të pediatrisë, sëmundjeve të brendshme, maternitetin mbretëresha Geraldinë, spitalet në rrethe etj, janë kantierë në proces dhe do të shtojnë një fuqi të re të sistemit. Nuk do të përmbushin nevojën për një fuqi të sistemit, pasi ka ende për të shtuar, por do të mbulojnë të gjithë infrastrukturën më kritike të sistemit. A janë shumë 8 vite për ti bërë të gjitha këto? Varet si e shohim. Në 8 vite vendosja e të gjitha këtyre bazave të rëndësishme për sistemit tregojnë për një maksimizim të kohës, për të ardhur për spitalin memorial të Fierit, që është një eksperiencë e re dhe padiskutim ai spital është i destinuar që të jetë një pikë e patundshme referimi për shërbimet me cilësitë më të larta, por edhe një hap i parë për autonominë spitalore. Mjekët të mos paguhen të gjithë njësojë sado të rriten pagat, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës”-tha Rama.