Vendosni fjalën kyçe....

Debati/ Ristani: Ti merr zarfe poshtë e lart, Zheji: Modero alkoolin se të dëmton neuronet


Mes gazetarit Gjergj Zheji dhe ish-deputetit të PD-së Arben Ristani, ka ndodhur një debat me sulme personale ndaj njëri-tjetrit në emisionin “Opinion”.

Ristani e ka akuzuar Zhejin se merr zarfe për të mbrojtur Bashën ndërsa Zheji e ka etiketuar si person që pi alkool.

Debati:

Ristani: Në do të vërtetën, edhe ti ke përfitime për pozicionin që mban.

Zheji: Po pajetër, cilat janë benefitet?

Risani: Ke ca benefite.

Zheji: Po patjetër, jam shoku jot.

Ristani: Kur takohesh dhe merr ca zarfa diku. Apo jo?

Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tap shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.

Ristani: Mos fol budallallëqe.

Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.

Ristani: Mos merr zarfe poshtë e lartë dhe provokime të tilla mos bëj.

Zheji: Modero alkoolin se të dëmton neuronet. Nuk të fola asgjë nën brez.

Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa

Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti.

Ristani: Ti e nise.

Zheji: Të fola për Fushën.

Ristani: Fushenë e hapa unë.

Zheji: Tërhiqe atë që the.