Vendosni fjalën kyçe....

Zvicerani përfiton nga lehtësimi i procedurave, e deklaron veten grua për të marrë pension të parakohshëm


Një shtetas zviceran thuhet se ka shfrytëzuar një boshllëk në legjislacionin e ri të thjeshtuar të ndryshimit të seksit dhe u regjistrua si grua në mënyrë që të mund të kualifikohej për një pension luksoz një vit më parë.

Duke filluar nga 1 janari, një personi në Zvicër i mjafton një intervistë 10 minutëshe dhe një pagesë prej 75 frangash zvicerane (rreth 80 dollarë) për të ndryshuar seksin. Procedura të tilla si ekzaminimi fizik dhe testimi hormonal janë eliminuar.

Një burrë nga kantoni i Lucernit në pjesën qendrore gjermanishtfolëse të vendit, e pa këtë si një mundësi të mirë për të përfituar, raportoi Luzerner Zeitung.

Në shtetin e pasur alpin, mosha e daljes në pension për burrat është 65 vjeç, krahasuar me 64 për gratë, dhe pensionet janë vërtet të larta, duke variuar nga 13,480 euro deri në 24 mijë euro në vit.

Personi ende i paidentifikuar me sa duket vendosi të mos priste edhe një vit për paratë, thjesht duke shkuar dhe duke u regjistruar si femër pranë autoriteteve.

Ndryshimi i seksit ndodhi vetëm në letër, me pretenduesin që më vonë i konfirmoi familjes dhe miqve se ishte bërë vetëm për të përshpejtuar daljen në pension, sipas mediave.

Deri më tani nuk ka pasur raporte për autoritetet në Lucern që planifikojnë të kundërshtojnë këtë aplikim të raportuar.

Megjithatë, incidenti i raportuar i izoluar ka treguar për të meta të rëndësishme në rregullat e ndryshimit të seksit. Mediat vendase kanë dalë me shpejtësi me disa skenarë të tjerë, të cilët mund të shfrytëzohen edhe nga popullata mashkullore e vendit.

Të rinjtë mund të regjistroheshin si gra për të shmangur shërbimin ushtarak, pasi është i detyrueshëm vetëm për burrat në vend.