Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Amerikane mbështetje SPAK-ut: Të angazhuar për një drejtësi që shqiptarët e meritojnë


ë

Ambasada Amerikane ka shprehur mbështetjen për SPAK-un.

Në një postim në X, ajo shkruan se është krenare që mbështet angazhimin e Prokurorisë Speciale në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e mosndëshkimit.

Ambasada nënvizon se është e angazhuar për një sistem drejtësie që shqiptarët e duan dhe e meritojnë.

“Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë e tyre për të përmirësuar punën ekipore, për të përmirësuar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe mosndëshkimit, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë.” – thuhet në postimin në X të ambasadës amerikane.