Vendosni fjalën kyçe....

Operacion antidrogë në Itali, 39 të arrestuar mes tyre 29 shqiptarë


Një operacion antidrogë në Brescia të Italisë ka çuar në pranga 39 persona, mes tyre 29 shqiptarë.

Sipas mediave italiane, hetimi kishte kohë që kishte nisur nga policia e vendit fqinj, ndërsa dyshohet se grupi e merrnin drogën nga Holanda dhe e sillnin në Itali.

Të përfshirë në hetim janë gjithsej 39 persona, ndërsa për katër të tjerë u vendos arrest shtëpie dhe për tetë të tjerë u vendos detyrim paraqitje.

29 të arrestuarit shqiptarë rezultojnë me precedentë të mëparshëm lidhur me trafikun e drogës, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *