Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari: Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra


Duket se gratë mbështetëse të Sali Berishës e kanë zakon që të nxjerrin persona jashtë duke përdorur retorikë të dhunshme.

Fraza e dikurshme e Jozefina Topallit në krye të Parlamentit “Kape për zhelesh e nxirre për jashtë” është përsëritur nga një berishiste tjetër.

Por këtë herë ka qenë Evi Kokalari, mbështetëse e foltores së Sali Berishës e cila në studion e emisionit Çim Peka Live tha se deputetja e PD-së Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra.

Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike.

Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.