Vendosni fjalën kyçe....

Të transportosh veshkën me “Lamborghini”, policia italiane kryen misionin e rrallë (Video)


Policia italiane dorëzoi një veshkë që do transplantohej rreth 480 kilometra larg brenda dy orësh.

Për ta bërë të mundur këtë ndërmarrje të vështirë, ajo përdori një nga mjetet tejet të shpejta, “Lamborghini” që ka në dispozicion.

“Lamborghini Huracan” u përdor nga policia italiane për të transportuar veshkën në një udhëtim që zakonisht zgjat më shumë se katër orë në vetëm dy orë.

Makina është blerë nga policia në vitin 2017 dhe ishte personalizuar për këto lloj detyrash. Automjeti ka një bagazh frigorifer dhe një defibrilator që e bë atë të përshtatshëm për detyrën që kryhet normalisht me helikopter.

Udhëtimi me shpejtësi të lartë filloi në Romë dhe përfundoi në Spitalin Universitar Gemelli në Padova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *