Vendosni fjalën kyçe....

Basha i kthen përgjigje Berishës: Ka vetëm një PD, nuk jam unë halli i Berishës


Kreu i PD-së, Lulzim Basha në Kryesinë e PD-së i ka kthyer përgjigje, Sali Berishës mbi thirrjen e Kuvendit në datë 11 dhjetor.

Basha thotë se nuk ka dy PD dhe nuk do ketë institucione duke e quajtur thirrjen për mbledhje të Kuvendit më 11 dhjetor si tubim.

Kryedemokrati theksoi se nuk është ai halli i Sali Berishës.

PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmosur. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungese besimi tek organet legjitime të PD. Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jetë në 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion.

Nuk ka 2 PD, ka vetëm 1 PD dhe nuk ka për të patur institucione paralele. Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët te mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim kryesisë”-tha Basha.