Vendosni fjalën kyçe....

‘Rama manipuloi votimet moniste duke shtuar 237 mijë votues, opozita i ka provat të dokumentuara’ – PDIU


PDIU ka denoncuar atë që cilëson si farsën më të turpshme elektorale në 30 vjet duke e kthyer Shqipërinë në një sistem njëpartiak.

PDIU thekson se shqiptarët e refuzuan masivisht kërcënimin me vendin e punës, ndihmën ekonomike e kafshatën e gojës.

1 milionë shqiptarë refuzuan sot Rilindjen dhe Edi Ramën thuhet më tej në deklaratën e PDIU-së që thekson se opozita i ka të gjitha provat për manipulimin e numrit të pjesëmarrësve.

Në fund të deklaratës, PDIU u bën thirrje anëtarëve të KQZ-së dhe atyre të KZAZ-ve që të mos zhyten edhe më shumë në krimin elektoral sepse do mbajnë përgjegjësi para ligjit.

‘Tërmet…tërmet

Sot shqiptarët pane me sytë e tyre farsën më të turpshme elektorale pas 30 vitesh duke e kthyer Shqipërinë në sistem njëpartiak e duke rrëzuar pluralizmin.

Sot Rilindja dhe Edi Rama vetë kandiduan, vetë votuan, vetë kontrolluan, vetë “fituan”…

Sot Shqiptarët refuzuan kërcënimet me vendet e punës.

Sot shqiptarët refuzuan kërcënimet me ndihmën ekonomike, me kafshatën e bukës.

Sot shqiptarët dhe biznesi refuzuan kërcënimet me gjoba fiskale.

Sot 1 milion shqiptarë refuzuan Edi Ramën dhe Rilindjen.

Sot shqiptarët I dhanë 1 milion shuplaka Edi Ramës dhe Rilindjes.

Po sot, Rilindja tregoi që vesi del me shpirtin. E vetmja gjë që i kish mbetur pa vjedhur deri tani ishte pjesmarrja në votime…. I futën duart dhe aty duke shtuar 237.345 vota dhe bënë prapë Tërmet… tërmet….

Opozita ka ndërkohë në disponim të gjitha provat për numrin e vërtetë të pjesmarrjes në votime, prova të cilat nxjerrin hapur krimin elektoral të rradhës duke treguar pavlefshmërinë totale të këtyre votimeve ekstraligjore.

I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të komisioneve zgjedhore e veçanërisht atyre të Komisionit Qendror të zgjedhjeve të mos zhyten më thellë në këtë krim elektoral sepe jo vetëm do mbajnë përgjegjësi penale, por do ndalohen të lëvizin jashtë shtetit ne BE dhe USA dhe do ndjehemi të keqardhur që disa bashkombasve tanë do ju refuzohet levizja pas Tërmetit.’ – thuhet në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *