Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi njofton nisjen e procesit të riorganizimit e zgjedhjeve në FRPD


Deputeti i PD-së e kryetari në detyrë i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, ka njoftuar çeljen e procesit të riorganizimi e atij zgjedhor në FRPD.

Gjatë një deklarate nga selia blu, Këlliçi i cili shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Grigels Muçollari, tha se kryesia e FRPD-së është organi i vetëm që organizon e vendos zgjedhjet në organizatën partnere të PD-së.

FRPD ka hapur procesin e anëtarësimeve të reja për periudhën 15 nëntor deri në 20 shkurt të 2022 e po kështu ka vendosur që të përpilohet një listë fjale e anëtarësisë së FRPD me të drejtë vote, jo më parë se 30 ditë nga mbyllja e procesit të anëtarësimeve.

Brenda datës 30 mars kryesia e FRPD-së ka vendosur hartimin e kalendarit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të organizatës si në nivel dege ashtu edhe në nivel qendror.

“Jemi futur në qeli, jemi përballur me regjimin e Edi Ramës e kemi bërë fushatë e kemi dhënë ndihmën tonë për PD-në. Sot kemi vendosur në mënyrë unanime si kryesi çeljen e procesit zgjedhor. Unë do dorëhiqem sot si kryetar i FRPD-së e do jem anëtar i kryesisë sipas statutit. Autoriteti i vetëm se çel zgjedhjet në FRPD është kryesia e forumit. Organizimin e procesit zgjedhor në FRPD ia delegoj sipas statutit, Sekretarit të FRPD-së.” – tha Këlliçi.