Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti britanik: S’kemi si marrim shembull shqiptarët si kriminelë


Deputeti i Partisë Konservatore Daniel Kawczynski nuk ndan të njëjtin mendim me sekretaren e Brendshme Suella Braverman lidhur me emigrantët shqiptarë.

Në një komision parlamentar, Daniel Kawczynski u foli kolegëve të tij për protestën e një jave më parë të shqiptarëve në Londër. Ai tha se nuk e kishte parë të dhunshme atë protestë ndryshe nga kolegë të tij.

“Demonstrata që unë pash është shumë ndryshe nga zhvillimet të cilat u pasqyruan në artikullin e Mail on Sunday, ku këta protestues portretizoheshin si njerëz të cilët krijuan dhunë. Kjo nuk është ajo që unë pash. Njerëz si zoti Nigel Farage përpiqen të lartësojnë këtë histeri anti-shqiptare në faqet e Mail on Sunday. Ata duhet të jetë shumë shumë të kujdesshëm në këtë që po bëjnë.”- tha deputeti konservator.

Sipas tij shqiptarët nuk janë të gjithë kriminelë siç portretizohen në media.

“Ne të gjithë duam dhënien fund të modelit kriminal të grupeve kriminale por në asnjë mënyrë s’kemi si marrim shembull shqiptarët.  Sekretarja e punëve të brendshme duhet të fokusohet në detyrat e saja. Duhet të jetë e kujdesshme me gjuhën që ajo përdor.”– tha Kawczynski. Sipas tij fëmijët e shqiptarëve po bullizohen në shkolla duke u përballur me abuzime të natyrës raciste dhe kjo nuk është e drejtë.