Vendosni fjalën kyçe....

Studentët ultimatum Dakos: Jeta jonë s’është deklarata, ke 10 ditë kohë


Pas protestës së mëngjesit studentët e universitetit të Durrësit kanë reaguar sërisht ndaj kreut të Bashkisë, Vangjush Dakos.  Ata i kanë vënë ultimatum Dakos se ka vetëm 10 ditë kohë për të ndaluar djegien e mbeturinave në atë zonë.  Studentët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre pasi zona aty është tjetet e ndotur. 

“Si proces emergjent, kërkojmë nga ju që të vendosni urgjentisht ndalimin e diegies e mëtejshme të mbeturinave në një afat kohor jo më shumë se 10 ditë.
Pasi djegia e mbeturinave të jetë ndaluar, ne kërkojmë nga ju data jo fort të largëta kur do të nisë heqja e mbetjeve nga Porto Romano, e më pas afatet për të gjithë procesin.
I nderuar Zoti. Dako, kemi të bëjmë me jetën e mijëra qytetarëve, dhe me vazhdimësinë e djegies së mbetjeve çdo orë është më e rrezikshme se tjera në atë zonë.”, shprehet studetën. 

Pak minuta më parë Dako në një deklaratë u shpreh se për këtë zonë i është bërë një kërkesë qeverisë dhe Shoqërisë Konçesionare në Tiranë të marrë në konsideratë spostimin e mbetjeve të Porto Romanos për në Tiranë dhe trajtimin e tyre përkatës.

Reagimi i studentëve:

I nderuar kryetar i Bashkisë së Durrësit, Zoti Vangjush Dako, e lexuam me vëmendje sqarimin tuaj publik në lidhje me hapat që po ndiqen për zgjidhjen përfundimtare të mbetjeve në zonën e Porto Romanos në Bashkinë Durrës.
Duke qenë të vetëdijshëm se reagimi juaj në këtë moment është një akt që tregon shpresë për të gjithë studentët, stafin akademik, dhe banorët e Porto Romanos, dëshirojmë t’iu vëmë në dije se kërkesat tona kanë qenë konkrete dhe deklarata juaj vjen rishtas, pasi ky problem nuk është shfaqur tani dhe ai është i ditur botërisht prej vitesh.
I nderuar Zoti Dako, në deklaratën tuaj nuk përmendni afate, çka është pika kryesore për ne.
I nderuar Zoti, Dako, duke ritheksuar edhe një herë se jeta jonë nuk është as vendim e as deklaratë për media, dëshirojmë të të informojmë sërisht mbi kërkesat tona të palëkundura.
Si proces emergjent, kërkojmë nga ju që të vendosni urgjentisht ndalimin e diegies e mëtejshme të mbeturinave në një afat kohor jo më shumë se 10 ditë.
Pasi djegia e mbeturinave të jetë ndaluar, ne kërkojmë nga ju data jo fort të largëta kur do të nisë heqja e mbetjeve nga Porto Romano, e më pas afatet për të gjithë procesin.
I nderuar Zoti. Dako, kemi të bëjmë me jetën e mijëra qytetarëve, dhe me vazhdimësinë e djegies së mbetjeve çdo orë është më e rrezikshme se tjera në atë zonë.
Prandaj, duke qenë edhe një herë të palëkundur me kërkesat tona, ne do të vazhdojmë me aksionin tonë të përshkallëzuar derisa të marrin zgjidhje pikat e sipërcituara.