Vendosni fjalën kyçe....

Era e fortë në Tiranë, 5 qytetarë morën ndihmë mjekësore të Spitali i Traumës


Pemët e rrëzuara në Parkun e Liqenit, Tiranë

Pas stuhisë së fortë që përfshiu një ditë më parë Tiranën, disa persona kanë marrë lëndime të ndryshme dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Sipas BalkanWeb, 5 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga rënia e objekteve të ndryshme për shkak të erës së fortë dhe janë paraqitur në spitalin e Traumës. Pas marrjes së mjekimit, të lënduarit janë larguar për në shtëpi.

Nga erërat e forta të ditës së djeshme janë shkulur pemë në disa zona në kryeqytet, të cilat kanë këputur telat e energjisë elektrike.

Erërat e forta që arritën shpejtësinë deri në 77 km në orë, nuk lanë as pemën festive në qendër të Tiranës e cila u rrëzua, fatmirësisht kur nuk kishte njerëz pranë saj.

 Një depozitë ra gjithashtu nga një pallat në Komunën e Parisit, ndërsa pati edhe tabela të rëna në rrugë.

Rrëzimi i pemës në Selitë

Rrëzimi i depozitës te Komuna e Parisit