Vendosni fjalën kyçe....

11 humbje jete në vend, 230 raste të reja me Covid-19


11 pacientë kanë humbur jetën lidhur me Covid-19 sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria raporton zyrtarisht 2966 humbje jete.

Personat që kanë humbur jetën janë një qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë nga 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri.

Nga 1961 testime të kryera janë gjetur 230 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spitale po mjekohen 176 pacientë nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.