Vendosni fjalën kyçe....

Gëlojnë gjobat për mosmbajtjen e maskës, ndëshkon 844 persona në vend


844 qytetarë janë gjobitur 24 orët e fundit në vend pasi janë kapur pa maskë.

Nga këta, 659 kanë qenë këmbësorë dhe janë kapur në mjedise të ndryshme pa maskë.

Ndërsa 185 qytetarë të tjerë janë gjobitur pasi janë kapur në mjetet e tyre me persona jashtë rrethit familjar që nuk kishin maskë mbrojtëse.

Duhet thënë se numri i qytetarëve të gjobitur për mosmbajtjen e maskës, që është bërë e detyrueshme si në mjedise të mbyllura ashtu edhe të hapura, ka ardhur në rritje që prej së enjtes së shkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *