Vendosni fjalën kyçe....

Rama video nga Kopshti i ri Zoologjik: Hap dyert së shpejti, fëmijët do kenë atraksionin e munguar


Kryeministri Edi Rama këtë të dielë e ka nisur me një vizitë në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Ai ka publikuar një video ndërsa po inspektonte punimet e bashkisë së Tiranës dhe shpreh falenderime për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Rama shprehet se Kopshti i Ri Zoologjik do i hapë dyert së shpejti.

“Për pak do hapë dyert edhe ky Kopsht i ri Zoologjik, më në fund, falë një projekti shumë të bukur të Bashkisë së Tiranës, një bashkëpunimi intensiv së bashku me Lalin edhe me ekipin e Bashkisë, për t’iu dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë e shumë vite, por me një cilësi absolutisht shumë e shumë herë më të mirë sesa ishte dikur kur ne ishim të vegjël.”- shkruan Rama.

Projekti për Kopshtin Zoologjik është në fazën përfundimtare të tij dhe sipas bashkisë do të ofrojë hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët dhe ambiente rekreative. Thuhet se do të ketë hapësira për piknik, kënde lojërash për fëmijë, si dhe mjedise edukative për studentët dhe nxënësit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)