Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat e ministrisë përballë denoncimeve të qytetarëve, ç’po ndodh me të prekurit nga Covid-19 në spitale


Një ditë më parë, një 29-vjeçar dyshohet se u vetëhodh nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, ku po kurohej prej disa ditësh pasi ishte prekur nga Covid-19.

Për ngjarjen misterioze e rrethanat e saj ka shumë pak të dhëna, duke qenë se deri tani deklaratat e vetme janë disa radhë nga njoftimi i policisë, që nuk jep të dhëna të vjera veç moshës e inicialiave të të riut dhe reagimi i personelit të spitalit.

Sipas këtij të fundit, i riu ishte në gjendje të qëndrueshme dhe pritej të dilte nga spitali brenda pak ditësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 04:30 të mëngjesit ndërsa nuk dihet asgjë lidhur me shkaqet dhe as sesi i riu mund të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i godinës.

Ditët e fundit ka pasur raporte shqetësuese lidhur me gjendjen e dy spitaleve covid e trajtimin e pacientëve.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu e personeli mjekësor deklarojnë se i kanë të gjitha mjetet e mjekimet  e duhura për trajtimin e pacientëve, familjarët e këtyre të fundit kanë denoncuar me zë e figurë problematikën që kanë hasur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ duke pohuar se u duhet t’i blejnë vetë aparaturat, ushqimet e mjekimet.

Ata deklaruan për kamerat e TVT se e kanë blerë vetë aparaturën për filtrimin e ajrit 1500 euro. Po kështu nje qytetar ka denoncuar se familjarët e tyre nuk e marrin trajtimin e duhur dhe se i paguan infermieret nga 50 mijë lekë në ditë.

Një tjetër qytetarë denoncoi se babai i saj 69-vjeç me temperaturë nuk merr ndihmën nga personeli mjekësor atje.

“Duhet marrë veç aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro”-shprehet një qytetar“A keni garanci që aparati do të përdoret vetëm për prindin tuaj?”-e pyet gazetari.“Nuk kemi fare besim. I çojmë ushqime dhe nuk e ushqejnë. Nuk merr vitaminat e duhura, i ka rënë imuniteti.Paguaj çdo infermiere nga 50 mijë lekë. Prindi më thotë më merr të vdes në shtëpi.” – ka thënë ajo.

 “Babain tim e mora qëparë me Viber. Ju e patë në çfarë gjendje ishte. Nuk shkon dot në tualet, nuk ka një infermiere që merret me të. Unë nuk e solla në këtë gjendje. Ata i kanë lënë aty dhe nuk merret njeri. I shohin që janë 69 vjeç dhe nuk u dhimbset. Ka temperaturë, nuk i japin ilaç. Të më thonë t’ia blej unë ilaçet të gjitha.”- thotë ajo.

Pak ditë më parë një përfaqësues i PD-së deklaroi se spitalet Covid 3 e Covid 4 nuk janë ende në gjendje funksionale, deklaratë së cilës iu përgjigj Ministria e Shëndetësisë.

Kjo e fundit tha se ato janë krejt funksionale e do hapen kur të jetë e nevojshme. Jav

Prej ditësh Shqipëria raporton zyrtarisht shifra të larta viktimash e rastes të reja lidhur me Covid-19.

Javë më parë Ministria e Shëndetësisë tenderoi një shumë të konsiderueshme për blerjen e aparateve respiratore për të trajtuar pacientët e prekur nga Covid-19 e nuk dihet sa prej tyre kanë mbërritur e sa priten ende.

Nga institucionet nuk ka asnjë të dhënë zyrtare lidhur me protokollet shëndetësore në dy spitalet covid e trajtimin e të sëmurëve.

Të dhënat e vetme janë këshillat për mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancimit fizik dhe larjen e shpeshtë të duarve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *