Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë pranë ish-Bllokut në Tiranë, plagoset një 32-vjeçar


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Nga të shtënat është plagosur një person i cili është identifikuar si Ilir Shkurti.

Ngjarja ka ndodhur pranë ‘Pallateve Agimi’, ndërsa 32-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikur për jetën. Dinamika e shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa një hetim ka nisur për zbardhjen e tyre.