Emri i ri “Meta” i kompanisë së Mark Zuckerberg ka marrë shumë komente dhe tallje në rrjet gjatë javës, e duket se edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zgjedhur të bëjë humor me këtë.
Balla ka shpërndarë në mediat sociale një foto nga disa ëmbëlsira me logon dhe emrin e ri të “Facebook”-ut, që u publikua mbrëmë nga Zuckerberg i cili shprehej se ëmbëlsira e Meta-s ishte “shumë e ëmbël”.
“Ëmbëlsirat dhe sheqeri bëjnë keq për shëndetin, por s’bëhet pa to.”- shkruan Balla duke shtyrë lexuesit e tij të mendojnë se ky është një mesazh i koduar për presidentin e vendit, Ilir Metën.
E më pas ai bëri një koment sqarues: “Bëhet fjalë për emrin e ri të Facebook, jo për Presidentin në detyrë të RSH.”