Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PPE-së ndan fotot nga takimi me deputetët e PD-së


Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PPE-së Patrick Voller, ka ndarë sot disa momente nga seminari i mbajtur në Milano me KAS dhe deputetë të Partisë Demokratike.

Krahas fotove, Voller shprehet se takimi zgjati për rreth 24 orë dhe rezultoi me një bashkëpunim të shkëlqyer. Ai gjithashtu ka falënderuar pjesëmarrësit për shkëmbin e ideve të reja dhe aktiviteteve të ndryshme.

“Ndalesa e shkurtër dhe e thellë 24 orëshe për seminarin e KAS me deputetët e rinj dhe sekretarin e Përgjithshëm nga partia anëtare shqiptare PDSH. Faleminderit për shkëmbimin e shkëlqyeshëm!”- shkruan Voller.