Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me pistoletë pa leje, ndalohet 36-vjeçari në Tiranë


Dy persona janë arrrestuar në Tepelenë e Tiranë. Një 39-vjeçar me iniciale A.K., banues në Tepelenë është ndaluar pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në Tiranë është ndaluar një 36-vjeçar me iniciale Sh.M., banues në kryeqytet.

Ai është kapur në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ pasi gjatë kontrollit në çantën e dorës i është gjetur një pistoletë pa lejë e një krehër me katër fishekë

Njoftimi

“Qarkullonte me armë zjarri me vete, tentoi të largohej, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari, brenda pak minutave ndjekjeje nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për verifikim një mjet në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”. Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit, dhe brenda pak minutave ndjekjeje, kanë kapur dhe prangosur shtetasin Sh. M, 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të çantit të dorës, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi Sh. M, 36 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.”

Njoftimi

“Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 39 vjeç, banues Tepelenë, pasi  në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj.”