Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ballkani i Hapur vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut


Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha nga “Foltorja” e Kamzës e quajti nismën “Ballkani i Hapur” të përfunduar. Kjo pas dorëheqjes së Zoran Zaev, partia e të cilit humbi në zgjedhjet lokale.

Berisha tha se Zaev shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri mes Serbisë dhe Bullgarisë.

“Një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se Maqedonia e Veriut u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe, as të Bullgarisë së Madhe, ndërsa ky vrapoi pas Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiçit.

Zhvillim i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty edhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë Rama tentoi ta shndërrojë Shqipërinë në vasale të Serbisë”-deklaroi Berisha.