Vendosni fjalën kyçe....

Partizani ‘i mallkuar’ ende pa fitore, barazon sërish


Partizani nuk ka mundur të fitojë sërish duke barazuar në ‘Air Albania’ 1-1 me debutuesit e Egnatias.

Të parët shënuan miqtë me Laurentino në minutën e gjashtë të takimit ndërsa ekipi i Ilir Dajës barazoi me Carën në minutën e fundit shtesë të kohës së parë.

Ky ishte barazimi i pestë për kryeqytetasit që prej fillimit të sezonit, ndërsa duhet thënë se nuk e kanë provuar ende shijen e fitores.

Partizani mban vendin e tetë në renditje ndërsa Egnatia qëndron disi më lart me katër pikë më shumë në llogari.