Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se goditi me sëpatë 73-vjeçarin, pranga 62-vjeçarit në Devoll


Foto ilustruese

Një 62-vjeçar është arrestuar në Devoll pasi akuzohet se është përpjekur të vrasë me sëpatë një 73-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Menkulas dhe fillimisht u raportua si aksident, pasi i moshuari kishte deklaruar se ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë.

Pas hetimeve u zbulua se 62-vjeçari Vasil Babinis kishte goditur me sëpatë në kokë 73-vjeçarin i cili është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.