Vendosni fjalën kyçe....

Vizita e delegacionit kinez, çfarë ndodhi në zyrën e Ramës (Fotot)


Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi dhe një delegacion i lartë kanë vizituar sot Shqipërinë.

Ata janë takuar me presidentin Meta e kryeministrin Rama ndërsa nuk ka pasur shumë hollësi mbi atë se çfarë ka ndodhur në takimet zyrtare mes palëve.

Në fotot e publikuara duket kreu i qeverisë teksa i dhuron librin me pikturat e tij. Një tjetër dhuratë që kreu i qeverisë i bëri kreut të diplomacisë kineze ishte një shami me simbolet kombëtare të Shqipërisë.

Gjithçka është zhvilluar në zyrën e kreut të qeverisë ku përveç ministrit Yi kanë qenë të pranishëm edhe anëtarë të delegacionit kinez.