Vendosni fjalën kyçe....

Basha-Ramës: Kërcënove bashkitë me shkrirje nëse nuk i çojnë paratë te inceneratorët, më del se kanë shkuar lekët nga Tigri tek Damiani


Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama mbi administrimin e mbetjeve të qyteteve në Shqipëri. Ai tha se Rama kishte kërcënuar kryebashkiakët që të pranonin të çonin buxhetin e tyre për inceneratorët.

“Ti që na flet ne për pastrimin e Shqipërisë.  Ti i vure flakën Durrësit, Kavajës, Fierit se harruam. Ti bëre mbledhje të veçantë me kryebashkiakët dhe the diçka që as gjenerali në Kajro nuk guxon ta thotë: Do ju shkrij bashkitë the, nëse nuk pranoni të firmosni që lekët tuaja apo lekët që ju jap me buxhet ti çoni tek si e ka ky… se janë dy Kloda, Klod Mërtiri dhe Klod Zoto. Mirel Mërtiri dhe Klod Zoto.

Se aty ka plas lufta, kanë shku lekët nga Tigri tek Urja Hipi dhe më duket se kanë dalë tek Damiani. Kështu të paktën thotë Timsi. Ose përndryshe keni lidh ndonjë miqësi apo krushqi se 20 e ca herë me avion brenda pak viteve… nuk shpjegohet. Apo janë vetëm ujësjellësit.

 Po qe vetëm ujësjellësi ndoshta nuk i kap SPAKU, i kap Prokuroria e Tiranës. Sigurisht pas Vetingut.

Pra që ti themi gjërat shkoqur dhe qartë, këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit dhe padiskutim maja e llumit je ti , padiskutim llumi nuk i takon vetëm një partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj që atë pjesë tonën të llumit që e kemi peshkuar mirë tetë vitet e shkuara , një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar, një pjesë e ke grepuar, e ke përdorur, e ke hedhur kundër opozitës, e ke hedhur kundër ndryshimit, kundër proceseve demokratike që në fund të fundit çfarë janë?!”- deklaroi Basha, në një përgjigje për Ramën i cili sulmoi opozitën për ndotjen e ajrit në kohën kur ata kanë qenë në qeveri 8 vite më parë.