Vendosni fjalën kyçe....

Del përgjigjja e ISHP-së për ujin në Krujë: Ka Enterokokus në vetëm një pikë të ujësjellësit


Ka dalë përgjigjja e Institutit të Shëndetit Publik lidhur helmimin masiv në Krujë ku qindra qyterarë kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.

Sipas ISHP-së, uji ka rezultuar me ngarkesë të balterit Enterokokus, por në një pikë të vetme të ujësjellësit. Në njoftim thuhet se ditën e sotme situata ka qenë më e qetë.

Pavarësisht kësaj, edhe sot ka pasur qytetarë që janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore lidhur me simptoma të helmimit.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothujashe shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji.” – njofton ISHP.