Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës një 37-vjeçar në Fier


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në oborrin e banesës.

Sipas uniformave blu, viktima është gjetur nga familjarët sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buzëmadh.

“Sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç, (i cili vuante nga sëmundja e depresionit).”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.