Vendosni fjalën kyçe....

Sulmuesi shqiptar përplaset nga kundërshtari dhe humb ndjenjat në fushë, dërgohet me urgjencë në spital (FOTOT)


Sulmuesi nga Kosova Astrit Selmani është dëmtuar sot në fushë gjatë ndeshjes së ekipit të tij Hammarby kundër Ostensunds në Suedi.

Mediet lokale raportojnë se dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së saj, Astrit Selmani u përplas keq me Noah Sonko Sundberg dhe i pari mori një goditle të fortë me bërryl që e la atë pa ndjenja në fushë. U desh ndërhyrja e shpejtë e mjekëve që 24-vjeçarit t’i kthehej vetëdija dhe më pas u dërgua me barrela në spital. Sonko Sundberg nga ana tjetër ka mundur të ngrihet dhe të vazhdojë lojën.

“Astrit Selmani i humbi ndjenjat për disa sekionda gjatë një përplasjeje në ndeshjen kundër Ostersund që po zhvillohet momentalisht. Përveç vetullës së çarë, ai mund të ketë përjetuar edhe tronditje në kokë. Astriti është duke u dërguar në spital tani për ekzaminime të mëtejme.”- thuhet në njoftimin e klubit te Hammarby.

Ndeshja u fitua 4-3 nga ekipi i Hammarby. Trajneri Millosh Milojevic shkroi në një postim se “Astriti po ndihet mirë dhe dua t’ia dedikoj atij këtë fitore”.