Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra emigrantë çajnë kordonin e policisë meksikane e turren drejt SHBA-së (Videot)


Një karvan emigrantësh i përbërë nga mijëra persona ka shpërthyer përmes forcave të sigurisë meksikane duke u përpjekur t’i ndalojë ata që të arrijnë në kufirin amerikan.

Mijëra emigrantë u mblodhën në Tapachula, pranë kufirit Meksikë-Guatemalë, dhe tani po marrin rrugën drejt qytetit të Meksikës dhe kufirit me SHBA-në. Midis tyre ka njerëz që ikin nga Haiti, Venezuela dhe shumë vende të tjera të Amerikës Latine.

Zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare deklaruan më parë se ata po e mbikëqyrnin karvanin pasi zyrtarët meksikanë janë përpjekur të pengojnë grupin të bënte udhëtimin e tij. Pamjet të shtunën të karvanit treguan mijëra prej tyre që kaluan me frocë kordonët e policisë meksikane.

Njerëzit që marshonin në karvan mbanin tabela me mesazhe të tilla si ‘Joe Biden është për të gjithë’ dhe ‘Ne vijmë në paqe’. Disa kanë mbajtur gjithashtu një flamur amerikan pa yje, duke u thënë mediave që ndjekin emigrantët se do të thotë se ‘Amerika është për të gjithë’.