Një konflikt ka ndodhur mes afganëve të strehuar në Shëngjin i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Policia bën me dije se shtetasja Z.K 26 vjeç dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasi M.K 33-vjeç.
“Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”-njoftojnë autoritetet ligjzbatuese.